Pasi LG dhe Samsung prezantuan telefonat e tyre me ekrane të pazakonshme 18:9, përkatësisht 18,5:9 , ishte vetëm çështje kohe kur edhe prodhuesit tjerë do të ndjekin këtë trend.
Raportet më të reja bëjnë të ditur se edhe Sony do t’iu bashkëngjitet me modelin me ekran të gjatë.
Telefoni Sony Xperia X Ultra me ekran 6.4 inç, 21:9, display i këtij modeli mund të jetë edhe më i gjatë se sa i atyre në telefonat G6/S8. Edhe pse sugjerohet se pajisja e Sony do të jetë premium, specifikat sugjerojnë se Xperia X Ultra megjithatë është i dedikuar për segmentin e tregut të mesëm.
Përmendet Qualcomm Snapdragon 660 SoC, 4 GB RAM, 64 GB hapësirë të brendshme, bateri 3050mAh me mbështetje Quick Charge 3.0, kamerë kryesore prej 19MP dhe kamerë për selfi 13MP, certifikatë IP68, dy mikrofona dhe softuer Android Nougat.
Duke pasur parasysh se tiparet e Sony Xperia X Ultra nuk janë zyrtare, informatat për telefonin dhe karakteristikat e tij duhet marrë me rezervë, transmeton KosovaPress.