Tech

Sony prezanton fotoaparatin A7R III

Fansat e serisë së fotoaparateve Sony A7 do t’i gëzojë informacioni se kompania japoneze ka prezantuar modelin më të ri nga linja, në formë të Sony A7R III.

Pajisja ka sensor full frame 42.4MP, me mbështetje për fotografim të vazhdueshëm me shpejtësi prej 10 frame në sekondë dhe përcjellje të plotë AF/AE.

Fotoaparati posedon procesorin e përditësuar BIONZ X, dizajnin on-chip të lenteve, të cilat janë të mbrojtura nga reflektimi i dritës.

Sony në fotoaparat ka vendosur optikën 5-axis për stabilizim të fotografisë.

Karakteristikat tjera përfshijnë ekranin LCD me 1.44 milionë piksel, mbështetje për xhirim në rezolucionin 4K, mbështetje për dy kartela të memories, WiFi, USB-C dhe bateri të përmirësuar.

Të gjitha këto vijnë për një çmim mjaft të lartë prej 3200 dollarësh.

the authorE B