Një model i ri i telefonit Sony është vërejtur në një bazë të dhënash referente. I listuar si Sony H4233 në GFXBench, pajisja mundësohet nga një Snapdragon SoC me procesor octa-core, 2.2GHz dhe ka një ekran 6 inç me rezolucion 1920 x 1080 pikselë.
RAM është 4GB, ndërsa memoria e brendshme duhet të jetë 64GB. Celulari përmban një kamerë të pasme 21MP dhe një para 15MP. Ai mbështetet në sistemin operativ Android të fundit – Oreo, versioni 8.0. Aktualisht nuk ka informacion se çfarë do të jetë emri i shitjes së pajisjes ose kur mund të shpallet.
Sony has a new 6inch monster coming: Sony H4233 showing up on Gfxbench with FHD screen, SD630, 4/64GB, 21/16MP cams: https://t.co/3PRY6u15tb
— Roland Quandt (@rquandt) September 12, 2017