Dy telefonat më të ri të prezantuar nga kompania Samsung, Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ vijnë në dy variante të ndryshme. Njëri për SHBA dhe Kinë me çip Qualcomm Snapdragon 835 dhe tjetri për pjesën tjetër të botës me çipin e Samsung-ut, Exynos 8895.
Kjo vjen si rezultat i presionit të fortë të Qualcomm në lidhje me patentat, i cili atyre iu garanton monopol në Amerikë, me çka detyrojnë kompanitë sikurse është Samsung që të paraqesin versionet e modifikuara të pajisjeve të tyre kompatibile me sistemin e tyre. Edhe pse dy çipa kanë dallime, ato pothuajse janë minimale dhe përdoruesi me siguri se nuk do t’i hetojë asnjëherë.
Megjithatë, testet e bëra tregojnë se modeli Exynos është më i shpejtë se sa Snapdragon, sikurse ishte në rastin me telefonat e vitit të kaluar Galaxy S7. Galaxy S8 me çipin Exynos 8895 arrin 174.155 poenë me çka për pak kalon iPhone 7 Plus, derisa Snapdragon 835, varianti i bazuar i telefonit Galaxy S8 fiton dukshëm më pak 162.101 poenë, transmeton KosovaPress.