Sport

Simeone gëzon Baren

Keidi Bare, mesfuhsori shqiptar, do të jetë pjesë e Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve
Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit, ka përpiluar listën prej 25 lojtarëve që do t’i ketë në dispozicion për Ligën e Kampionëve.

Në mesin e 25 të ftuarve është edhe mesfushori shqiptar, Keidi Bare, shkruan e përditshmja sportive madrilene, AS, përcjell Express.

Bare është aktivizuar me ekipin e të rinjve të Atleticos, por nga ky sezon Simeone e ka marrë në ekipin e parë.

Ish anëtari i Apolonisë së Fierit është edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Shqipërisë. /Express/

the authorE B