Ka shumë ankesa nga përdoruesit se nuk mund të bëjnë asgjë në telefon gjatë dëgjimit të muzikës në Youtube.
Megjithatë, një zgjidhje po vjen.
Së shpejti do të jeni në gjendje të përdorni të gjitha opsionet në telefon normalisht, gjatë dëgjimit të muzikës nga Youtube ose videoklipit në sfond, transmeton Indeksonline.
Nëse je përdorues i Android, duhet vetëm të hapësh YouTube nëpërmjet Google Chrome, pastaj të gjesh elementin e menusë ose kliko mbi tre pika që ndodhen në cepin e sipërm të djathtë të ekranit. Kur opsionet janë të listuara, aktivizoni opsionin “Kërkoni faqen e desktopit”, ose “Kërko për një faqe klasike”.
Pas kësaj, duhet thjesht të zgjidhni një këngë, pranoni “pop ups” që YouTube ofron dhe aplikacioni do të funksionojë në sfond, ndërsa zakonisht do të vazhdoni ta përdorni telefonin.
Për përdoruesit e iOS, gjëja është edhe më e thjeshtë. Nëse përdorni iPhone, ju duhet vetëm që YouTube të hapet përmes shfletuesit Dolphin dhe aplikacionet do të funksionojnë normalisht në sfondin e telefonit./Indeksonline/