Yahoo ka deklaruar që llogaritë e tre milionë përdoruesve janë prekur nga sulmi kibernetik i vitit 2013.
Kompania, qe është blerë nga Verizon në fillim të vitit, ka thënë që hetimet kanë treguar që ky hakim ishte më i madh se sa që është menduar fillimisht.
Të dhënat e vjedhura nuk përfshijnë fjalëkalime të qarta, kartela të pagesës apo të dhëna bankare.
Më parë gjiganti i internetit pati deklaruar që më shumë se një miliard llogari ishin hakuar.
Për detaje rreth këtij hakimi Yahoo do t’i kontaktoj personat e prekur.