Mbrojtësi portugez pëlqehet nga gjigantët e futbollit evropian.
Joao Cancelo kërkohet me ngulm nga disa prej klubeve më të mëdha të Evropës.
Juventusi dhe Interi e kërkojnë me ngulm lojtarin por, për portugezin ka shfaqur interesim edhe Tottenhami, transmeton KosovaPress.
Trajneri i klubit londinez, Mauricio Pochettino sheh te portugezi zëvendësuesin ideal të Kyle Walker që në këtë verë la Spurs për t’u transferuar te Manchester City i Pep Guardiolës.
Valencia tashmë i ka vënë një çmim futbollistit, për të cilin kërkon 30 milionë euro.