Shqipëria është vetë një hap larg kualifikimit në fazën finale të Euro Ligës pas fitores që arriti me Azerbjaxhanin në Tiranë ku triumfoi me rezultat të pastër 3-0.
Skuadra e drejtuar nga Melka zhvilloi dje një ndeshje mjaft të mirë duke entuziazmuar dhe të pranishmit në pallatin e sportit “Fehti Borova”.
Anton Qafarena dhe Gazmend Husaj ishin ndër më të mirët për kombëtaren e volejbollit, e cila fitoi me lehtësi setin e parë25-15 pas vetëm 28 minutash lojë.
Në setin e dytë Azerbjaxhani ishte në avantazh me disa pikë, por kuqezinjtë përmbysën gjithçka në fund duke fituar 25-21. Më i thjeshtë seti i tretë, që zgjati vetëm 27 minuta me Shqipërinë që fitoi 25-19 dhe krejt takimin 3-0 me sete.
Me këtë fitore kuqezinjtë blinduan vendin e dytë në grup, pas dy fitoreve që morën dhe në Maqedoni dhe tani i nevojitet vetëm 1 fitore në ndeshje për të kaluar në raundin final.