Sport

Shpërthen Bonucci: “Gjyqtari i fali suedezët, Toivonen më theu hundën”

Bonucci është shfaqur i mërzitur për humbjen e Italisë në Suedi, por më tepër është i acaruar me vendimet e gjyqtarit Cuneyt Çakır.

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, thekson se Toivonen ishte për karton të kuq, që në fillim të lojës, pasi për një ndërhyrje të ngjashme është ndëshkuar edhe Bonucci në Serinë A.

“Ola Toivonen duhet të kishte dalë me të kuq, që në fillim të lojës. Një gjyqtar me autoritet do ta kishte bërë, por Cakir kishte frikë t’i ndëshkonte suedezët. Suedezi më theu hundën, pas vetëm 30 sekondash lojë”.

the authorE B