Short i vështirë për dy skuadrat shqiptare në barazhin e Ligës së Evropës.
Një super-kundërshtar për Shkëndijën e Tetovës, në barazhin e Ligës së Evropës.
Gjiganti evropian Milan do të jetë kundërshtari i skuadrës shqiptare nga Maqedonia dhe ndeshjen e parë do ta luajë si vendas, transmeton KosovaPress.
Ndërsa Skënderbeu do të ndeshet edhe njëherë me Dinamon e Zagrebit, klub me të cilin ishte ballafaquar para dy viteve dhe kishte humbur në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Klubi nga Korça ndeshjen e parë do ta luajë si mysafir në Zagreb, ndërsa një javë më pas në Elbasan Arena do të jetë nikoqir i shumë herë kampionit nga Kroacia.
Ndeshjet e para zhvillohen më 17 gusht, kurse ato të kthimit më 24 gusht.
Çiftet:
Shkëndija – Milan
Osijek – Austria Wien
Crvena Zvezda – Krasnodar
Panathinaikos – Athletic Bilbao
Apollon – Midtjylland
Hafnarfjördur – Braga
Everton – Hajduk Split
Viitorul – Salzburg
Maritimo – Dynamo Kiev
Club Brugge – AEK
Vardar – Fenerbahce
Domzale – Marseille
Partizan – Videoton
Ajax – Rosenborg
Altach – Maccabi Tel Aviv
Utrecht – Zenit
Bate – Olexandryia
Legia – Sherif
Dinamo Zagreb – Skënderbeu
Plzen – Aek Larnaca
Ludogorets – Suduva
Paok – Osterunds