Golfi është një prej serive më të suksesshme të veturave, jo vetëm nga ato të prodhimit gjerman. Gjiganti Volkswagen parashikon që të nxjerrë në shitje modelin më të ri të kësaj serie, Golf 8, në vitin 2019.
Dizajni i Golfit gjithnjë është orientuar kah evolucioni, më shumë se sa kah revolucioni. Ky model, ndryshimin më të madh e ka pësuar me modelin Golf 3, pasi modeli paraprak ishte shumë më ndryshe.
Prandaj, Golf 8 parashihet të jetë një dizajn evolutiv prej modelit paraardhës, por natyrisht që do të ketë edhe ndryshime në teknologji.
Gazetat gjermane shkruajnë që modeli i ri Golf 8 GTI do të mund të arrijë shpejtësinë prej 100 km/h brenda 5 sekondash, që është nivel i lartë për këtë kategori veturash.
Modeli GTI i Golf 8 do të dalë në shitje më 2020, një vit pas daljes së modelit bazik.