Siç duket skuadra gjermane Bayern Munich ka vendosur tashmë se cilët lojtarë t’i sjellë në “Allianz Arena” gjatë afatit kalimtar të verës.
Shefi ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se ai dhe trajneri Carlo Ancelotti kanë vendosur rreth politikës së transferimeve për këtë sezon, transmeton Express.
Bayern, i sapo shpallur kampion i Bundesligës, tashmë veçse ka arritur marrëveshje me dy përfaqësues të kombëtares gjermane, Sebastian Rudy dhe Niklas Sule, të cilët u transferuan nga Hoffenheim.
“Tashmë veçse e kemi diskutuar politiken e transferimeve me Carlon dhe bordin dhe kemi vendosur se cilët lojtarë janë objektivi ynë,” ka thënë Rummenigge.
Ai ka premtuar se nga sezoni i ri Bayern do të ketë një ekip që është në gjendje të sfidojë për tituj përsëri.
“Sezonin e ardhshëm do ta kemi një ekip që është më shumë se në gjendje të sfidojë për tituj,” ka shtuar ai./Express/