Sport

Shaqiri i kundërpërgjigjet Adamit: Nuk jam djalë i keq, e ke nga xhelozia

Lojtari shqiptar i Liverpooli, Xherdan Shaqiri iu është kundërpërgjigjur Charli Adamit, duke thënë se është lojtar që punon shumë pa marrë parasysh rrethanave.

Adami, ish-lojtar i Liverpoolit dhe Stoke Cityt, e ka kritikuar Xherdan Shaqirin, pas kalimit të tij te Liverpooli gjatë verës nga Stoke City, transmeton Gazeta Express.

Adami i kishte thënë Shaqirit se ai ishte njëri nga lojtarët me emër të madh, të cilët nuk kishin kontribuar mjaftueshëm në stinorin e kaluar, ku Stoke City ra nga Premierliga.

“Unë jam totalisht një person tjetër”, tha Shaqiri për Evening Standard.

“Disa nga ish-futbollistët, ose ish-bashkëlojtarët e mi, kanë folur për media dhe kjo më bën të dukem si një djalosh i keq ose diçka tjetër, mirëpo unë nuk kam qenë asnjëherë i keq dhe nuk kam pasur probleme në klub”.

“Mendoj se është xhelozi vetëm për shkak të transferimit të mirë që më ka ndodhur”.

“Isha i shokuar kur dëgjova atë që ka thënë për mua. Unë ishe atje në kohën më të vështirë, dhe kam punuar shumë e ka shënuar gola”.

“Nuk kam nevojë të merrem ose t’ua dëshmoj veten Charlie Adamit ose të tjerëve që flasin keq për mua”.

Për tre vite sa ishte lojtar i Stoke, Shaqiri i bëri 92 paraqitje, shënoi 15 gola dhe bëri 15 asistime./Gazeta Express/

the authorE B