Jean Seri, ylli i Nices, ka mohuar raportimet e medieve se do të transferohet te Barcelona
Pas ndeshjes mes Nices dhe Napolit, në kuadër të Play Off-it të Ligës së Kampionëve, Jean Seri ka bërë të ditur se do të mbetet pjesë e ekipi francez.
Ai ka mohuar raportimet e medieve se do të transferohet te Barcelona gjatë kësaj vere, përcjell Express.
“Jo, kjo nuk ishte ndeshja ime e fundit me Nice. Do të jem në Amiens të shtunën”, tha Seri pas humbjes nga Napoli.
Kurse, sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, edhe drejtuesit e Barcelonës kanë hequr dorë në momentet e fundit nga blerja e Serit. /Express/