Klubi brazilian kërkon një shumë parash për ish-futbollistin e tyre.
Santos, klubi me të cilin e ka nisur karrierën Neymar, prej ku u transferua te Barcelona, kërkon një shumë parash, nga katalanasit, pas shitjes së brazilianit te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.
Sipas Globesporte, Santosi i ka kërkuar Barçës afër 5% të shumës totale me të cilin është shitur braziliani, që i bie 13 milionë euro, transmeton KosovaPress.
Megjithatë deri më tani Barcelona ka refuzuar të paguajë këto para, pasi që ata insistojnë se Neymar e ka paguar vet klauzolën e tij, e jo Paris Saint-Germain.