Arsene Wenger ka konfirmuar mungesën e sulmuesit kilian për ndeshjen hapëse të Premier Ligës.
Arsenali dhe Leicester City do ta hapin sezonin e ri të Premier Ligës, këtë të premte, me ndeshjen që zhvillohet në Emirates Stadium.
Mirëpo ‘Topçinjtë’ nuk do të mund të llogarisin në yllin e tyre, Alexis Sanchez, i cili sipas trajnerit Wenger, do të mungojë për shkak të një lëndimi të lehtë që ka pësuar në stërvitje, transmeton KosovaPress.
“Sanchez nuk është i gatshëm”, ka theksuar Wenger në konferencë për media.
“Ai ka tendosje në bark, gjatë stërvitjes të dielën. Nuk e di se për sa kohë do të mungojë”, ka thënë trajneri francez.
E ardhmja e Sanchez me Arsenalin vazhdon të mbetet në dyshim, pasi që lojtari ka kërkuar të transferohet te ndonjë skuadër tjetër.