Gjiganti i teknologjisë, Samsung, ka konfirmuar se me të vërtetë është duke punuar në krijimin e një altoparlanti të mençur.
Gjatë një interviste me CNBC, presidenti i Samsung Mobile DJ Koh ka konfirmuar ekzistencën e një altoparlanti i cili do të konkurrojë kundër altoparlantët Amazon Echo dhe Apple HomePod, transmeton Koha.net. Hollësitë tjera Koh nuk ka zbuluar.
“Ndoshta së shpejti do ta lansojmë. Unë tashmë jam duke punuar në të”, është shprehur Koh.
Megjithëse presidenti i Samsung Mobile nuk foli shumë rreth asaj se çfarë mund të bëjë pajisja e re, por tha se dëshiron t’i ofrojë “përdoruesit një përvojë të frytshme në shtëpi me pajisjet e Samsungut”.
Disa raporte kanë treguar se asistenti virtual Bixby i kompanisë do të jetë pjesë kyçe e produktit të ri – altoparlanti i mençur.