Telefoni Samsung Galaxy Note 7R ka marrë certifikatën e komisionit FCC, gjë e cila tregon se versioni i përmirësuar i fabletit të vitit të kaluar së shpejti do të gjendet në shitje.
Sipas informacioneve të deritanishme që kanë rrjedhë lidhur me pajisjen, telefoni Galaxy Note 7R do të ketë bateri 3200mAh, duke zëvendësuar baterinë e mëhershme prej 3500 mAh para se të tërhiqej telefoni. Po ashtu, mund të shohim se telefoni do të vijë me sistemin operativ Android 7.0 Nougat, ndërsa modeli origjinal kishte platformën Android 6.0.1 Marshmallow, transmeton KosovaPress.
Përveç baterisë më të vogël dhe sistemit të ri operativ, specifikat tjera të telefonit të ri do të jenë të njëjta me ato të modelit origjinal.
Ndryshe, Samsung Galaxy Note 7R pritet së shpejti të dalë në treg me çmim prej 650 dollarë.





















