Në ditët e sotme, revistat dhe gazetat kanë pasuar rënie mjaft të madhe, kështu duke bërë që në SHBA, më shumë se 60 për qind e përdoruesve të medieve sociale të lexojnë lajmet me anë të platformave si Facebook dhe Twitter.
Natyra e fragmentuar e peizazhit dixhital, ka krijuar një rebus për revistat dhe mediat tjera për lajme.
Por në qoftë se lexuesit vazhdojnë të gjejnë dhe të lexojnë lajme në çdo cep të Ueb faqeve, dhe të mos kujtojnë fare se ku e patën nismën, e ku i lexonin ato fillimisht, atëherë si mund të fitojnë botuesit një audiencë besnike? A kanë rëndësi më këto marka?
Sipas një studimi nga “Columbia Journalism Review”, dhe “The George T. Delacorte Center for Magazine Journalism”, lexuesit kanë më pak gjasa të fitojnë besimin në artikuj tepër të gjatë, që dikur kanë qenë mjaft aktuale, ndërkaq në ditët e sotme ajo po tkurret në mediat online.
Megjithatë, ky studim që është bërë na sugjeron edhe ndryshimet në mënyrën se si dhe ku lexojmë, duke na shtyrë që të kërkojmë besueshmëri kudo që ekziston.
Ajo që e bën këtë studim edhe më unik, është koha. Se si ne arrijmë të konsumojmë lajme çdo ditë, po ndryshon çdo herë e më tepër. Ky lloj studimi është bërë edhe më parë, atëherë kur njerëzit nuk i lexonin lajmet nga telefonat e tyre të mençur dhe nga Facebook, pasi që nuk ekzistonin, atëherë para se mënyra dixhitale të bëhet burimi kryesor i gazetarisë.
Sot, programet televizive me 60 minuta quhen “revista të ilustruara”, për shkak se ofrojnë një lloj gazetarie të formës së gjatë, që gjithashtu i bashkëngjitin një perspektivë të veçantë estetike dhe i ofrojnë standarde editoriale.
Sipas një sondazhi tjetër që është bërë duke përfshirë këtu moshat nga 24 deri 45 vjeç, burimi kryesor i lajmeve ka qenë interneti.
Prej tyre 82 përqind lexojnë lajmet online, 15 përqind në televizion, 2 përqind në radio dhe vetëm 1 përqind prej tyre lexojnë gazetat, pra kanë besimin në gazetarinë e shtypur.
Qysh në vitin 1998, studiuesit kanë vërejtur tendencën se publiku ka filluar të interesohet në lajmet që jepen online. Kështu, subjektet e studimit ishin skeptik pasi çdo artikull lexohej, pavarësisht nga mjeti që është publikuar ai lajm.
Të gjitha hulumtimet, kanë bërë të kuptueshme se besimi i lexuesve online ka filluar të rritet dukshëm, edhe pse është e pabesueshme, interneti është vendi ku lajmet janë më të lexuarat.
Sipas rezultateve të këtij hulumtimi, botimet në formë dixhitale mund të lënë përshtypje mjaft të madhe, atëherë kur gazetaria bëhet serioze dhe publikohen lajme interesante për audiencën.
Hulumtimet, përveç të tjerash, kanë bërë që lexuesit të vënë në pah dukurin se leximet e lajmeve mund t’i marrin ngado kur ato janë të besueshme, prandaj shumë prej të anketuarve kanë thënë se thjesht vetëm duan të lexojnë lajme të besueshme, pa marrë parasysh ku i marrin ato informata.
Në fund të fundit, gazetaria dixhitale e cila është në zhvillim e sipër, ka filluar të ketë një nivel të lartë të gazetarisë, kjo nga fakti se lexuesit inkuadrohen drejt për drejt në të.
Bota e gazetarisë dixhitale është në zhvillim, deri në çdo revistë dhe në çdo gazetar individual, që provojnë të fitojnë besimin e lexuesve.
Shkruar nga: The New Yorker, BuzzFeed
Përkthyer dhe përshtatur nga Lajmi.net