Telefoni më i pritur i Apple gjithsesi është iPhone 8, por kompania nga Kupertino po përgatit edhe dy modele – iPhone 7S dhe iPhone 7S Plus.
Për modelin iPhone 8 kemi pasur pothuajse të gjitha informacionet dhe tash kanë rrjedh edhe fotografitë e modelit iPhone 7S Plus, transmeton KosovaPress.
Në këto fotografi mund të shihet dizajni, i cili nuk dallon shumë prej telefonit aktual.
Pajisja përdor xham, i cili do të ndihmojë për mbushje më të mirë pa tela dhe është e dukshme se nuk ka antena, pasi që sinjalet kalojnë nëpër xham pa interferenca.