Vitin e kaluar Xiaomi ka befasuar botën e smartfonëve duke lansuar Mi Mix i cili ishte në tre anët ekran, pa korniza, e që u bë trendi në 2017-ën.
Sivjet, ka rrjedhur një fotografi e smartfonit të ri Mi Mix 2 i cili duket të jetë i tëri ekran nga para, pa korniza në katër anët.
Mi Mix 2 nuk ka as vrimat për dëgjim lart, nuk ka pullë nga poshtë, e siç shihet në fotografi a kamerë nga para, transmeton koha.net.
Sipas raportimeve Mi Mix 2 do të ketë çipin Qualcomm Snapdragon 835, 6GB RAM, ekranin AMOLED, e kamerën nga pas 19MP, baterinë 4,500 mAh.
Mi Mix 2 pritet të lansohet në shtator të këtij vite me një çmim prej rreth 650 eurosh.