Sport

Rooneyn po e pret edhe një vit i vështirë me Mourinhon

Wayne Rooney pritet të mbetet edhe për një edicion te Manchester United. Në adresë të futbollistit nuk ka ardhur ende asnjë ofertë serioze e cila do ta bindte atë për tu larguar.

Kalimi në Kinë ka qenë më i mundshmi por një ligj i ri në shtetin aziatik ka bërë që transferet e shtrenjta në këtë ligë të vështirësohen për shkak të tatimeve të mëdha.

Por edhe nëse Rooney qëndron te United, atë e pret një vit i vështirë me Jose Mourinhon.

Trajneri portugez nuk i garanton vend në përbërjen startuese dhe më shumë gjasa ylli anglez duhet të bëhet gati edhe për një vit në bankën rezervë./Indeksonline/

the authorE B