Cristiano Ronaldo ka stërvitur sot me grupin e lojtarëve të Real Madridin para ndeshjes derbi ndaj Barcelonës, e cila do të zhvillohet nesër.
Real Madridi u frikësua nga fakti se do të mundë të mungonte ndaj Barcelonës, pasi ylli portugez në dy ditët e fundit stërviti i veçuar nga grupi, pas një shqetësimi që e kishte pasur pas ndeshjes finale në Kupën e Botës për Klube kundër Gremios, transmeton Express.
Por, sot, një ditë para El Clasicos, Cristiano ka stërvitur me grupin e lojtarëve të Zinedine Zidane.
Çdo gjë tregon se Ronaldo do të jetë në 11-shën e parë të Real Madridit për ndeshjen e cila luhet nesër me fillim nga ora 13:00 në “Santiago Bernabeu”. /Express/