Sport

Ronaldo mungon kundër Leganes shkaku i lëndimit

Në seancën e fundit stërvitore të Real Madridit para ndeshjes së kthimit kundër Leganes në Kupën e Mbretit, Cristiano Ronaldo u shfaq me sy të nxirë dhe të ënjtur.
Portugezi e pësoi këtë lëndim teksa shënoi golin e dytë personal ndaj Deportivo la Corunas në ligë këtë fundjavë. Doktorët është dashur t’ia qepin syrin për t’ia ndalur rrjedhjen e gjakut, transmeton Express.

Si pasojë, superylli i Real Madridit nuk do të luajë kundër Leganes, edhe pse ky dëmtim nuk duhet ta parandalojë të luajë në ndeshjen e fundjavës ndaj Valencias në “Mestalla”.

Zidane veçse kishte një plan për ta pushuar, por shqetësimi i lëndimit ka bërë që francezi të mos rrezikojë me të./Express/

the authorE B