Ylli i Real Madridit, Cirsitnao Ronaldo do të luajë nesër në ‘Santiago Bernabeu’
Real Madrid dhe Fiorentina do të përballen nesër, nga ora 20:45, në kuadër të trofeut ‘Santiago Bernabeu’
Në këtë takim Ciristiano Ronaldo do të luajë për herë të parë këtë sezon para tifozëve të ‘Los Blancos’, shkruan Express.
Portugezi nuk ka mundur të luajë në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, në kuadër të Superkupës së Spanjës, pasi ishte ndëshkuar ma karton të kuq në takimin e parë.
Për herë të fundit Ronaldo ka luajtur para publikut të Real Madridit me 14 maj në ndeshje ndaj Sevillas (4:1). /Express/