Mediat italiane raportojnë se Juventus, Napoli dhe Roma janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit të krahut të Manchester United.
Bëhet fjalë për Matteo Darmianin, i cili iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Torino në vitin 2015. Italiani nuk ka mundur ta mbajë vendin startues në 11-shen e parë që prej se Jose Mourinho erdhi në bankën e United si zëvendësues i Louis van Gaal, transmeton Express.
Darmiani ka pasur vetëm dy paraqitje nga fillimi për United në këtë sezon deri më tani, dhe u kritikua për mbulimin e tij në golin që Basel e shënoi mbrëmë në Ligë të Kampionëve, me të cilin edhe e mposhti Manchester Unitedin.
Sipas Calciomercato.it, Darmian mund të kthehet në Itali, pas interesimit nga Juventus, Roma dhe Napoli. /Express/