Milan ka refuzuar ofertën e Romës për Suson.
Sky Sport ka zbuluar se drejtuesit e Romës, në javët e fundit, kanë provuar që ta transferojnë Suson nga Milan.
Por, Rossonerët i kanë bërë me dije që sulmuesi spanjoll nuk është në shitje, përcjell Express.
Romakët thuhet se e kanë konsideruar Suso si pasardhës të Mohamed Salah, i cili u transferua në Liverpool.
Suso ka kontratë me Milanin deri në vitin 2019. Paletë janë duke biseduar për një kontratë të re, e cila mund të bëhet realitet nëse klubi i ofron lojtarit një pagë prej 2.5 – 3 milionë euro në sezon. /Express/