Tech

Rikthehet Note 7

Sipas burimeve anonime brenda Samsung prodhuesi Koreane pritet të nxjerrë në shitje Samsung Galaxy Note FE,Galaxy Note 7 e riparuar, edhe në vend të tjera të botës krahas Koresë së Jugut.

Tregjet ku pritet debutimi i Galaxy Note Fan nuk dihen, ndërsa ky lajm vjen një javë pas debutimit të telefonit në Kore.

Telefonët do të jenë të pa hapur nga ambalazhimi. Bateritë do të kenë kapacitet më të vogël sesa modeli origjinal.

Po i njëjti burim konfirmoi se kompania nuk do të shesë më shumë sesa 400,000 njësi. Vetë Samsung nuk ka dhënë asnjë informacion nëse telefoni do të dalë jashtë Koresë ose jo.

Modeli Korean i Galaxy Note Fan ka bateri 3,200 mAh dhe procesor Snapdragon 821.

the authorE B