Sport

Reali në bisedime të fshehta me Liverpoolin për Salah

Reali është duke insistuar për Mohamed Salah.

Sipas asaj që raporton Chiringuito TV, Real Madridi është në bisedime të fshehta me Liverpoolin për transferimin e mundshëm të Mohamed Salah, transmeton Gazeta Express.

Gjiganti nga La Liga e sheh Salahun “Galaktikun” e ardhshëm pasi po shkëlqen në Premierligë me Liverpoolin, ku u transferua në verën e viti 2017 nga Roma.

Ai ka realizuar 24 gola deri më tani në 30 paraqitje – 18 prej tyre në Premierligë. /Gazeta Express/

the authorE B