Sport

Reali ia refuzon Arsenalit ofertën në vlerë 44 milionë euro për sulmuesin e saj

Real Madridi ia ka refuzuar Arsenalit një ofertë në vlerë 44 milionë euro për sulmuesin e saj.

Diario Gol raporton se Real Madridi nuk është bindur me 44 milionë euro për ta lëshuar Karim Benzeman, transmeton Express.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është admirues i madh i sulmuesit francez me klubin londinez që po kërkon ta shfrytëzojë rastin për ta rrëmbyer atë duke parë dëshirën e presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit, për ta shitur lojtarin.

Megjithatë, Arsenalit do t’i duhet ta rrisë ofertën. /Express/

the authorE B