Sport

Real – Monaco, arrihet marrëveshja për Mbappe

Real Madrid dhe Monaco kanë arritur marrëveshje për Kylian Mbappe
Skuadra e Real Madridit dhe Monaco kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit francez, Kylian Mbappe.

Për shërbimet e Mbappe, kampioni i Evropës do të paguajë 130 milionë euro dhe 20 milionë euro të tjera bonuse, shkruan Soymadridista.com.

Transferimi i lojtarit do të kompletohet në fund të gushtit, pak ditë para përfundimit të afatit kalimtar të verës.

Mbappe kështu do të bëhej lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit, pas Neymar, i cili për 222 milionë euro kaloi nga Barcelona në PSG. /Express/

the authorE B