Manchester United e ka mposhtur 2:1 Real Madridin pas ekzekutimit të penalltive, derisa koha e rregullt përfundoi 1:1.
Manchester Unitedi i Jose Mourinhos e ka mposhtur Real Madridin e Zinedine Zidanes në International Champions Cup, shkruan Gazeta Express.
Koha e rregullt përfundoi 1:1 me golat e Lingard për “Djajtë e Kuq” dhe Casemiros për “Los Blancos”.
Fituesi i kësaj sfide u përcaktua vetëm pas ekzekutimit të penalltive ku nga nëntë tentime nga dy skuadrat, më fikasë u treguan djelmoshat e Jose Mourinhos që dërguan dy herë topin në rrjet, për të fituar në fund me 2:1.
Kovacic, Oscar, Theo dhe Casemiro dështuan nga pika e bardhë, derisa shënoi vetëm Quezada.
Derisa për Manchester United nuk shënuan McTominay, Martial dhe Lindelof, realizuan Blind dhe Mkhitaryan. /Gazeta Express/
https://www.youtube.com/watch?v=-FzbOim-3zY