Real Madrid pritet ta huazoj Marcos Llorenten te ndonjë skuadër tjetër
Pas Alvaro Moratas (Chelsea), James Rodriguezit (Bayern Munich), Fabio Coentraos (Sportin), Mariano Diaz (Lyon), Pepes (Besiktas) dhe Danilos (Manchester City), nga Real Madridi pritet të largohet edhe Marcos Llorente.
Kampioni i Spanjës dhe Evropës po shqyrtojnë mundësinë e largimit të mesfushorit te ndonjë skuadër tjetër në formën e huazimit.
Sipas Plaza Deportiva skuadra e Valencias është e interesuar që ta huazoj mesfushorin, përcjell Express.
Ende nuk është marrë një vendim përfundimtarë, pasi për të realizuar një veprim të tillë, duhet ti pritet konfirmimi nga ana e trajnerit të “Los Blancos” Zinedine Zidane. /Express/