Real Madridi ia ka ofruar Manchester Unitedit mundësinë për ta blerë sulmuesin Karim Benzeman gjatë afatit kalimtar ta verës, raporton Diario Gol.
Përfaqësuesi francez është duke u përballur me kritika për shkak të formës shumë të dobët këtij sezoni në “Santiago Bernabeu”, dhe raportohet se është në mesin e atyre që do të largohen nga klubi madrilen në fund të sezonit, përcjell Express.
Përveç “Djajve të kuq”, edhe një gjigantit tjetër anglez i është hapur dera për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit francez.
Ditë më parë u raportua se Arsenali e ka derën e hapur për ta transferuar Benzeman. /Express/