Sport

Real Madridi afër të arrijë marrëveshje sensacionale për Alexis Sanchez

Real Madridi është afër të arrijë marrëveshje sensacionale për yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez, me vetë lojtarin që është i vendosur të rikthehet në Spanjë.
Gjiganti spanjoll është shfaqur si destinacioni më potencial për Sanchez, kontrata e të cilit me Arsnealin skadon në fund të këtij sezoni, transmeton Express.

Kiliani gati sa nuk u largua nga skuadra e Londrës veriore në verë, pasi “Topçinjtë” u pajtuan për shumën me Manchester City.

Megjithatë, gjithçka dështoi në momentet e fundit të afatit kalimtar dhe 29-vjeçari mbeti në “Emirartes” pasi Arsenali nuk ia arriti ta blejë Thomas Lemarin nga Monaco.

Uebsajti spanjoll Don Balon tani pohon se Real Madridi është afër ta mbyllë një marrëveshje për ta sjellë Sanchezin në “Santiago Bernabeu”.

Thuhet se kiliani dëshiron të rikthehet në La Liga, ku për tri vite qëndroi te Barcelona para se të kalonte në Arsenal. /Express/

the authorE B