Real Madrid mund t’ia rrëmbejë Suson Milanit
Drejtuesit e Real Madridit po e shohin sulmuesin e Milanit, Suson si pasardhës të Gareth Bales, i cili në fund të sezonit mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Ish anëtari i Liverpoolit dhe Genoas sapo ka vazhduar kontratën me Rossonerët deri në vitin 2022, përcjell Express.
Klauzola e blerjes së kontratës së spanjollit është vetëm 40 milionë euro. Sipas të përditshmes shpotive madrilene, Marca, kjo shifër nuk është asnjë problem për Real Madridin.
Gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme është shumë e mundur që Real Madrid ta transferoj Suson nga Milani. /Express/