Reali është më afër rënies në kategorinë e dytë se sa liderit të La Ligas, Barcelonës.
Sezon dëshpërues dhe që mund të lë shumë pasoja, kështu mund të konsiderohet ky i tanishmi për Real Madridin, shkruan Gazeta Express.
Fitorja e Barcelonës kundër Real Sociedad do të thotë se katalunasiut kanë shkuar në 19 pikë diferencë me kampionin aktual, Real Madridin, pasi kjo e fundit u turpërua dje në Santiago Bernabeu, duke u mposhtur 0:1 nga Villarreali.
Tanimë, Reali do të luftojë për pozitën e katërt, pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Aktualisht në pozitën e katërt me 32 pikë, besoni apo jo, Reali është më afër zonës së rrezikshme dhe rënies nga liga, 16 pikë, se sa Barcelonës, 19 pikë.
Pra, Real Madridi është 16 pikë larg zonës së rrezikshme, ku gjendet Deportivo në pozitën e 18 me 16 pikë, kundërshtari i ardhshëm i Los Blancos. /Gazeta Express/