Milot Rashica pritet që të transferohet te një skuadër e madhe gjatë kësaj vere.
Calciomercato.com i ka kushtuar një shkrim klubit holandez, Vitesse, e cila fitoi Kupën e Holandës për herë të parë në histori të klubit.
Përveç klubit, portali i njohur italian, ka shkruar edhe për talentin e Vitesses, Milot Rashicën, i cili po shkëlqen në Holandë, përcjell Express/
Derisa shkruan për historikun dhe shpërthimin e Rashicës pas transferimit nga Vushtrria te Vittese, Calciomercato përmend edhe dy klubet që duan ta transferojnë Rashicën.
“De Biasi e ka krahasuar me Callejonin dhe jo rastësisht, përveç Chelseat që synon një parablerje për talentet më të mëdha të Vitesses, profili i Rashicës është ndjekur me kujdes nga skautët e Napolit”, shkruan Calciomercato.com.
Por, gjatë këtyre ditëve në mediat italiane është përfolur se ylli i ri i Kosovës po vëzhgohet edhe nga Lazio e Roma. /Express/