Sport

PSG s’ka të ndalur, ofron 88 milionë euro për Sanchezin

Paris Saint-Germain nuk po heq dorë nga transferimi i Alexis Sanchezit
Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë të vendosur që ta bëjnë një super skuadër. Klubi nga Parisi, pas Neymarit, po synon që ta transferoj edhe Alexis Sanchezin nga Arsenali.

Sipas tabloidit britanik, The Sun, klubi parisien i ka ofruar Arsenalit 80 milionë funte (88 milionë euro) për kilianin, përcjell Express.

Mbetet të shihet nëse Arsenali do të pranoj ofertën e francezëve, apo do ta mbajë lojtarin në ekip edhe pse ka kontratë vetëm edhe një vit.

Përveç PSG-së, Sanchez kërkohet edhe Manchester City. Madje, The Sun shkruan se Sanchez preferon transferimin në Manchester City para PSG-së.

Por, Arsenali është i vendosur që mos t’i shes yje skuadrave rivale të Premierligës. /Express/

the authorE B