Paris Saint-Germain është i gatshëm t’i paguajë plot 170 milionë euro për yllin e Serie A.
Sipas Corriere dello Sport, bëhet fjalë për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, transmeton Express.
Milinkovic-Savic është duke kaluar një sezon mbresëlënës me Lazion, dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të Premier Ligës, si Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe gjigantit spanjoll, Barcelona.
Edhe pse 22-vjeçari ka insistuar se është i lumtur në Lazio, PSG-ja mund ta testojë edhe lojtarin edhe klubin e tij me një ofertë marramendëse. /Express/