Sport

PSG i ofron kontratë të re Verrattit, ia mbush mendjen me para (Foto)

Marco Verratti do të vazhdojë të qëndrojë te PSG-ja dhe për më tepër, ai do të përfitojë dyfishin e asaj që ka marrë për shumë vite në “Parc des Princes”.
Sipas “Journal du Dimanche”, Paris Saint Germaini i ka ofruar Marco Verratti kontratë të re, nga cila ai do të përfitojë 12 milionë euro në sezon, dyfishin e saj që merr aktualisht, gjashtë milionë, transmeton Gazeta Express.

Transferimi rekord i Neymarit, për 222 milionë euro dhe sjellja e Alvesit në Francë, ka ndryshuar mendjen e Verrattit që ndjen se ekipi po forcohet për të konkurruar në Evropë.

Sipas të përditshmes franceze, “Journal du Dimanche”, tani PSG-ja e ka bindur lojtarin dhe i ka ofruar rinovimin e kontratës që vlen 12 milionë euro në sezon.

Verratti u transferua në PSG në vitin 2012 nga Pescara. Ai deri më tani ka bërë 201 paraqitje, duke shënuar gjashtë gola. /Gazeta Express/

the authorE B