Sport

“PSG në mesin e klubeve më të mira me Neymarin”

Laurent Blanc beson se Neymar mund ta forcojë shumë Paris Saint Germainin.

Transferimi i ylli të Barcelonës, Neymar, mund ta shndërrojë Paris Saint-Germainin në një ndër klubet më të mira në Evropë, thotë Laurent Blanc.

Raportohet se Neymar është caku kryesor i PSG-së, që janë të gatshëm të bëjnë çmendurinë, duke paguar klauzolën e lirimit që është 222 milionë euro.

“Paris dëshiron të bëhet klub i madh dhe ka fuqi ekonomike. Me lojtar si Neymar, PSG mund të bëhet klub i madh në të ardhmen”, tha Blanc.

Por, për të fituar Ligën e Kampionëve, ai thotë se duhet kohë.

“Me Neymarin apo edhe lojtarë tjerë, për të fituar Ligën e Kampionëve, duhet kohë. Nuk është garë që fitoni vetëm se keni shpenzuar miliona. Futbolli nuk funksionon ashtu. Klubi ka nevojë për stabilitet”, theksoi Blanc. /Gazeta Express/

the authorE B