Paris Saint-Germain është i gatshëm ta përfshijë Edinson Cavanin në një marrëveshje të mundshme për të nënshkruar me superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon, raporton El Confidencial.
E ardhmja afatgjate e Ronaldos në Madrid është e pasigurt pasi fituesi aktual i Topin të Artë dëshiron të bëhet futbollisti më i paguar në botë, nëse Reali dëshiron ta vazhdojë kontratën me të, transmeton Express.
Ka kohë që portugezi është objektiv i PSG-së, skuadër e cila do të donte ta formonte një sulm me Ronaldon, Neymarin dhe Mbappen.
Dhe për ta ulur çmimin e lartë të marrëveshjes, si dhe për ta bindur Real Madirdin ta shesë Ronaldon, gjiganti francez është i gatshëm ta përfshijë Cavanin në ofertën e tij. /Express/