Tech

Pronari i kompanisë luksoze të telefonëve tregon se pse i falimentoi firma

Kompania e prodhimit të telefonave luksoz, Vertu ka falimentuar. Në fakt viteve të fundit kjo kompani ndërroi disa pronar duke tentuar që mos të falimentojë.

Pronari aktual, Hakan Uzan ka thënë se ai ka arritur të prodhojë telefonin më luksoz në botë, por fati i keq i tij ishte se kompanisë nuk ka arritur t’i bëj emër.

Sipas pronarit, Vertu erdhi te falimentimi duke mos arritur të mposhtë konkurrencën e iPhone dhe Samsung.

“Ne kemi arritur të krijojmë një telefon superluksoz. Por ne nuk arritëm të bëjmë emër për të mposhtur iPhonin dhe Samsungun. Në qoftë se dëshironi të hyni fuqishëm në treg, këtë duhet ta bëni me çmimë të konkurrencës, por nuk mund ta bëjmë këtë sepse prodhimet tona janë të bëra nga material shum i shtrenjtë” është arsyetuar Uzan.

Falimentimi i Vertus ka bërë që 200 punëtorë të humbasin punën./Indeksonline/

the authorE B