Vincenzo Montella e ka punën e sigurt në Milan
Skuadra e Milanit nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Serie A, edhe pse gjatë verës bëri shumë përforcime të mëdha.
Më i kritikuari për dështimin e Rossonerëve është trajneri italian, Vincenzo Montella. Po, sipas të përditshmes sportive italianen, Tuttosport, Montella e ka besimin e pronarëve të skuadrës.
Montella nuk do të shkarkohet detyra edhe nëse e humbë derbin ndaj Interit, i cili luhet me 15 tetor. /Express/