Natyrisht, shpresojmë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë pasi që e gjitha duket të mbetet në vullnetin e tij.
Kompanitë automobilistike Kineze kanë histori të kopjimit të dizajnëve të veturave të famshme perëndimore si Land Rover Evoque i cili është kopjuar dhe prodhuar me emrin Land Wind X7.
Kompania automobilistike Chery ka raportuar se ka punësuar ish dizajnerin e veturave të General Motors, Steve Eum, transmeton Express. Kompania Chery nën ombrellën e saj ka brende të tjera si Geely dhe Great Wall Motor Co. të cilat kompani kanë kopjuar dizajnët nga Ford dhe Hyundai.
Punësimi i një dizajneri të talentuar dhe me reputacion si Eum mund të jetë një sinjal se këto kompani tani janë duke dizajnuar dhe zhvilluar modelet e tyre pa qenë nevoja të vjedhin dizajnët nga rivalët e tyre.