Tech

Prishet Facebook

Facebook është prishur në pasditen e së mërkurës, dhe nuk po funksionon për mijëra përdorues në mbarë botën.

Qindra përdorues të rrjetit më të madh social në botë kanë raportuar se nuk po mund t’i përdorin si zakonisht llogaritë e tyre në Facebook.

Përdoruesve nuk po ju shfaqen postime të reja, as nga faqet e ndryshme, e as nga miqtë e tyre.

Sipas Down Detector, që monitoron problemet e ueb-sajteve të ndryshme në botë, telashe me Facebook kanë përdoruesit në pothuajse çdo pjesë të botës, përfshirë në Evropë dhe në SHBA.

Nuk dihet ende se çfarë ka shkaktuar problemet në Facebook. Kjo nuk është hera e parë që Facebook përballet me telashe. /Express/

the authorE B