Tech

Prezantohet çmimi i Audi RS5 të ri me 444 kuaj fuqi (Foto)

Pas prezantimit në panairin e veturave në Gjenevë, Audi gjatë këtij muaj do ta lansojë gjeneratën e dytë të RS5 të ri, transmeton koha.net.

Çmimi i tij do të fillojë nga 75 mijë euro e që do të rivalizojë BMW M4.

Audi gjithashtu ka konfirmuar se RS5 do të vijë me instrumentin digjital virtual Cockipit standard si dhe do të jetë quattro, me katër rrotat aktive.

Nën kafano ka motorin 2.9 litërsh me benzinë twin-turbocharged V6 i cili prodhon 444 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9 sekonda, para se ta arrij shpejtësinë maksimale të limituar prej 280 kilometra në orë.

Nga brenda ka ulëset sportive të RS5, timonin të rrafshët nga lartë e logon e RS të stampuar rreth kabinës.

the authorE B