Sport

Presidenti i Barcelonës: Neymar do të vendos për të ardhmen

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu më në fund ka folur për Neymarin, i cili po kukohet nga Paris Saint-Germain.

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ka thënë se Neymar do të vendos vet për të ardhmen.

Braziliani ka në dorë një ofertë të maje nga Paris Saint-Germain, e cila i ka ofruar Barcelonës 222 milionë euro për shërbimet e ish sulmuesit të Santosit.

“Neymar është një nga lojtarët tanë më të mirë dhe kështu nuk duam ta humbim këtë lojtar. Ne duam që ai të vazhdojë, të vazhdojë me ne. Ai ende ka katër vjet kontratë, kështu që nuk kam asgjë tjetër për të thënë. “, tha Bartomeu për The New York Times.

“Ju e dini që lojtarët vendosin nëse duan të largohen, ata mund të vendosin. Por, sa i përket Barcelonës, ne e duam Neymarin sepse në qoftë se duam të fitojmë, ne kemi nevojë për lojtarët më të mirë të mundshëm”, ka përfunduar ai. /Express/

the authorE B